Beatrix Ramosaj ishte nje nder personazhet me te perfolur te sezonit te pare te “Big Brother VIP” se bashku me Donald Veshajn e kjo per shkak te romances qe krijuan te dy.
Ajo morri nje urrejtje te madhe nga nje pjese e mire e publikut, per arsye qe dihen tashme, ndersa pjesa tjeter e cilesuan Beatrix si vajza qe me miresine e saj, ra pre e lojes se Donaldit dhe produksionit.
Duket se pas ketyre ngjarjeve, vellai i saj Alban Ramosaj nuk ka nje opinion fort te mire per formatin e “Big Brother VIP”.
I pyetur nese do te merrte pjese ne “Big Brother VIP” ne Kosove ose Shqiperi, Albani u shpreh fillimisht se do te donte dicka qe te perfshinte udhetimet dhe kulturen, pra nje vend jo te izoluar, duke e cilesuar BB VIP si nje vend ku individet pjesmarres bejne qe kolektivi te degradoj ne toksicitete dhe jo te rritet.
“Asnjeren. Ne rast se do ishte nje format i cili konsiston ne udhetime neper bote, ekspozim ne ambiente te ndryshme te natyres se eger, edukim mbi mbijetese (pse jo, argetim), kulture, dialogje me individual te ndritur e qe kan dy tre fjale per te thene te cilat sherbejne qe kolektivi jone te rritet para dhe jo te degradoj pas me toksicitete, ateher po. Madje s’do doja as te paghesha – do paguaja une. Lol
Por ky eshte mendimi im, ë?”, tha Albani.
Kujtojme se Albani nuk e ka patur me pare kete opinion per BB VIP, ose te pakten keshtu la te kuptohet.
Gjate vizites se tij ne shtepine me te famshme per te takuar Beatrix, kjo e fundit se bashku me banoret e tjere i kerkuan te behej edhe ai pjese e formatit.
Ne ate moment u vu re se Albani kishte me te vertete deshire t’i bashkohej konkurrenteve te tjere, mirepo ne ate periudhe ishte i angazhuar me “Festivalin e Kenges”, ndaj dhe kjo na ben te mendojme se pas gjithe ngjarjeve ne te cilat u perfshi Beatrix, Albani ka ndryshuar opinion per kete format.