Pas Dojna Memes, një tjetër personazh zgjodhi 8 Marsin për të konfirmuar shtatëzaninë

Kristina Baki njoftoi përmes një fotoje në Instagram-in e saj se do të bëhet nënë. Barku i rrumbullakosur dukej fantastik te modelja e cila tashmë është rreth 7 muajshe.

Së shpejti do e shohim bukuroshen me një beb, gjininë e të cilit nuk e ka bërë publike.

“Mommy to be,” – shkroi Kristina krahas fotos.

https://www.instagram.com/p/Ca1tc9FqyxC/?utm_source=ig_web_copy_link

Më herët edhe Dojna Mema njoftoi se do të bëhej nënë. Të dyja vajzat zgjodhën 8 marsin për të bërë me dije lajmin e bukur.

Ajo postoi një video në të cilën dukej me barkun e rrumbullakosur.

“Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate,” shkroi moderatorja.