Pas dhunës së Kejvinës ndaj Luizit, produksioni i “BBV” merr vendimin e ashpër

Dhuna fizike e ushtruar kundrejt Luizit nga ana e Kejvinës ka qenë kryetemë e mediave online dhe rrjeteve sociale që prej spektaklit të së martës.

Pas këtij rasti publiku ka kërkuar që të merren masa urgjente kundrejt Kejvinës, dhe kështu ndodhi!

Ditën e djeshme një zarf i zi mbërriti në shtëpi por u hap vetëm pak minuta më parë, ku u komunikua vendimi për Kejvinën.

Produksioni kishte vendosur që ajo të skualifikohej nga gara duke mos toleruar asnjë formë dhune brenda shtëpisë.