Pastori Akil Pano ka reaguar ashpër ndaj sherrit që degradoi në konfrontim fizik mes dy vajzave në “Përputhen”.
Ai e quan skandal këtë sjellje dhe kërkon që emisioni të ndërpritet pasi pasqyron modele të papërshtatshme.
Statusi i Panos: “Skandal!!! Degradim total dhe keqprezantim i vajzës, gruas, motrës, dhe çdo modeli sjelljeje. Dhunë verbale e fizike në Emisionin Përputhen. Në këtë program, përpara disa vitesh kam qenë opinionist në prime time dhe brenda programit jam përpjekur të flas qartë për këto modele tè shëmtuara sjelljeje. Ky Program televiziv po pasqyron modele të papërshtatshme, ku ‘fama’ e premtuar është shndërruar në qëllim dhe antivlerat prezantojnë njeriun sic nieriu nuk duhet te jetë. Për këtë mendoj se ky emision duhet të nderpritet.”
Kujtojme se personazhe te shumte si: Florjan Binaj, Aulona Musta, Oriola Marashi dhe ish-konkurrentet e “Perputhen”, Antonia Gjoka dhe Ritvana Fetahu kane reaguar ashper persa i perket dhunes se dy vajzave te “Perputhen” mbremjen e djeshme gjate transmetimit.