Me siguri të gjithë e mbani mend Zana Avdiun e cila u bë e njohur me deklaratat kundër Granit Xhakës.
Këtë herë aktivistja “godet” përsëri me deklaratat e saj! Ajo i është kthyer kunder një paneli të të tërë të ftuarish në emisionin “Opinion”.
Zana ishte e ftuar në emision së bashku me pastorin Akil Pano, Endia Bozhekun, Fabian Zhillën dhe ekspertin e të dhënave Blerim Gjeladinin, për të folur për gjuhën e urrejtjes.
Gjatë emisionit u prekën disa statuse të Avdiut për Granit Xhakën dhe për rastin e Librazhdit.
Në këtë moment, për vetëmbrotje, duket se Avdiu doli jashtë kontrrollit. Ajo u shpreh se shoqëria shqiptare ka dy probleme serioze që janë shkak i dhunës dhe çdo fenomeni negativ. Madje ajo iu drejtua të ftuarve duke iu thënë që “i vjen keq për nivelin e tyre”
Dhe pikërisht në këtë moment vjen “bomba” e rradhës nga Avdiu e cila shpreh se kjo shoqëri moralin e ka mes këmbëve të gruas dhe krenarinë mes këmbëve të burrit.
“Dy probleme i ka kjo shoqëri, dhe dhuna e gjithçka që ndodh në këtë shoqëri është për dy çështje. Moralin e ka mes këmbëve të gruas dhe krenarinë mes këmbëve të burrit. Kjo është çështja! Krenohen me burrat me atë çështje dhe sinqerisht më vjen keq për nivelin tuaj. Më vjen keq”.