Ditën e sotme një deklaratë e bujshme shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet.
Dy noterët e njohur, Artan Treska dhe Fatmir Leçaj treguan ekskluzivisht për “Big Brother VIP Fan Club” se në vitin 2018, kur Luizi ushtronte ende profesionin e noterit, ka kërkuar para nga Dhoma e Noterëve Tiranë. Në kërkesën e tij ai shprehej se të ardhurat e tij ishin shumë të pakta dhe këto para i duheshin për një problem shëndetësor.
Kjo kërkesë e këngëtarit ishte aprovuar me vota unanime nga të gjithë noterët dhe i ishte akorduar një fond prej 200.000 lekësh të reja.
Gjithashtu në përfundim, noterët treguan se që prej vitit 2021, Luizit i është hequr liçenca e noterit, për shkak se prej disa kohësh nuk po e ushtronte profesionin.
Lidhur me këtë deklaratë, kanë reaguar së fundmi familjarët e këngëtarit.
Teksa kanë postuar një foto në rrjetin social të Luizit, ata shprehen:
“Shumë fjalë të thëna publikisht në vendin jo të duhur dhe në momentin e gabuar!
Në një moment kur publiku do dhe vlerëson një Artist dikush mundohet ti uli dhe prishi Imazhin! Nuk mund të flasim kaq kollaj nëpër media e portale duke ngitur ‘akuza’ për një person i cili së pari nuk është prezent dhe mbi të gjitha ska mundësinë dhe “lirin e fjalës” të mbrohet e te japi shpjegimet e tij. Prandaj prisni njerëz, cfarë ju nxiton? Koha është e shkurtër dhe ditët e gjata.
#Paqe”.