Pas debatit me Oltën, produksioni i BBV provokon Luizin

Dita e sotme ka qenë e mbushur mjaft me debate për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, më saktë për Luizin dhe Oltën.

Dyshja ka debatuar ashpër me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar ofendimet e madje as kërcënimet.

Pjesë nga debati

Olta: Unë s’kam nevojë për njeri, jam vetëm. Ti ke nevojë për ndihmë, thirri një herë shokët e tu të të sjellin ndonjë dron
Luizi: Shokët e mi bashkë me mua, ty të bëjmë për çdo mëngjes. Ti je një hiç!
Olta: A u kënaqe që e the këtë? E ke iden se çfarë nxorre nga goja të paktën? Vazhdo merru me moralin tim
Luizi: Ti ajo je, Olta Gixhari, t’a thash të bëj për çdo mëngjes tek dyert jeshile (tualet).
Olta: Çfarë llumi që je! Kam motër dhe mama në shtëpi, ti merresh me moralin tim?

Më pas, debati agravon në kërcënime nga ana e Oltës:

“Je duke ofenduar gruan e dikujt! E ke pyetur mirë veten çfarë nxjerr nga goja? Edhe pak ditë mbaron kjo, do japësh llogari për këto që thua! Vetëm mos kthehesh si miush i vogël, të dridhesh të thuash më fal! Mos bëj si gangster këtu brenda se unë e shoh çfarë je ti, je një miush i vogël!”

Jo vetëm kaq por Olta i hodhi ngacmime Luizit duke nënkuptuar se ai ka nevojë për substanca narkotike.

Mirëpo si për mos të mjaftuar kërcënimet e Oltës për Luizin, produksioni i BBV ka habitur me veprimin ndaj këngëtarit.

Fill pas sherrit të Oltës me Luizin, produksioni ka vendosur këngën e Butrint Imerit brenda shtëpisë si shenjë për të provokuar akoma më shumë nervat e Luizit.

Madje, pasi u vendos kënga e Butrintit në sfond, kamera po ndiqte kudo Luizin për një reagim, por ai qëndroi i heshtur dhe nuk komentoi asgjë.

 

Një reagim pritej dhe nga Kiara por edhe ajo nuk bëri asnjë veprim në momentin që u vendos kënga e Butrintit.

Teksa u pyet nga Efi nëse kënga po e bezdis, Kiara iu përgjigj shkurt: “Jo jo”. /Lokimagazine.com