Mbështetja e fansave ndaj Luizit vazhdon ende të tregohet me anë të dronave mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”, edhe pse produksioni ka bërë lajmërimin se nuk do të lejohen më.
Ditën e sotme kanë arritur dy drona brenda pak minutash për këngëtarin dhe grupin e tij L.E.K (Luiz, Efi, Kiara), ashtu siç e emërtuan ata.
Droni i parë ishte me një foto nga supriza e papritur që Luizi i bëri Kiarës për ditëlindje, ndërsa në mbishkrim thuhej: “Shqipëria ju do!”
Ndërsa droni tjetër ishte për grupin e tyre përfshirë edhe Efin, ku shkruhej:
“Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi LEK”.
Këto drona vijnë pas përplasjes së fortë që Olta pati me Luizin, por gjithashtu edhe me Efin.
Kujtojmë se gjatë spektaklit të djeshëm, teksa pritej që Olta të merrte një denim apo t’i tërhiqej vëmendja nga produksioni për shkak të kërcimeve dhe ofendimeve ndaj Luizit, në fakt ishte vendosur që kjo çështje mos të flitej fare me pretekstin se ishte një debat shumë i ulët për t’u shfaqur dhe diskutuar.