Pas debateve të ashpra me njëri-tjetrin, Genti i bën Oltës komentin e papritur për burrin e saj!

Një gjest i Gentit, i keqkuptuar ose jo, solli një debat të ashpër me Oltën kur ai ende ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Olta pretendonte se Genti kishte përdorur një fjalë shumë të pahijshme ndaj saj, për të cilën ajo u shpreh se nuk do të donte kurrsesi t’a kishte dëgjuar bashkëshorti i saj, pasi nuk e imagjinonte se çfarë mund t’i ndodhte Gentit.

Mbrëmjen e sotme, Genti nuk e kurseu një koment për këto fjalë të Oltës.

Para se të fillonte të jepte komentin e tij për debatin aktual mes Ronaldos dhe Oltës, ai iu drejtua kësaj të fundit me fjalët: “Dua të të them që jam gjallë, pa merak, nuk më rrahu burri jot”– u shpreh ai në mënyrë ironike, ndërsa Olta mohoi se i ka thënë ato fjalë.

/lokimagazine.com