Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kujdesur të shmangin totalisht rrjetet sociale gjatë ceremonisë së dasmës.
Ky ishte edhe kushti i vetëm për të ftuarit, të cilët arritën ta përmbajnë deri diku, duke mos shpërndarë foto ose video nga dasma ku të zbulonin momente prej saj.
Teksa i gjithë publiku ishte kurioz se çfarë ndodhi brenda ceremonisë apo si u duk çifti, Arbana ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pas dasmës.
Ajo ka postuar një video teksa shihet të jetë ende në Itali duke shijuar disa ditë relaksi.
“Parajsë”, shkruan moderatorja teksa shihet duke shëtitur në natyrën e bukur të Toskanës.