Pas daljes nga BBVK, Getinjo përballet me lajmin e hidhur për ikjen nga jeta të dajës, ja si reagoi

Getinjo ka ndërprerë garën e tij në Big Brother Vip Kosova duke e lënë në gjysmë ndonëse konsiderohej një nga protagonistët për fitore.

Reperi i njohur tashmë është pranë familjes së tij ndërsa këtë mëngjes e ka marr vesh edhe lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dajës së tij.

Daja i tij ndërroj jetë më 13 dhjetor të vitit të kaluar teksa Geti ishte pjesë e shtëpisë dhe nuk ishte ende në dijeni.

Artisti është shprehur i mërzitur teksa ka bërë një shkrim në InstaStory duke falënderuar edhe përkrahësit për mesazhet.