Miqësia dhe periudha e zënkës në “Big Brother VIP” mes Luizit dhe Efit është folur sërish nga kjo e fundit teksa ishte e ftuar në një intervistë për “S’e Luan Topi”.
Efi u shpreh se tashmë Luizi e ka parë gjithë situatën nga jashtë, si dhe është në dijeni të videos së plotë që solli krisjen e tyre.
Ajo tha se mes tyre nuk ka më keqkuptime dhe se ruajnë një raport të mirë me njëri tjetrin, pavarësisht se ende nuk janë takuar për shkak të angazhimeve që secili ka.
Ndërsa më pas Efi u ngacmua pak edhe për Kiarën, e cila duket se nuk është aq e angazhuar sa Luizi, nëse ka arritur ta takojë apo jo.
Për këtë Efi u shpreh se mbase Kiara ka nevojë për të marrë kohën e saj të nevojshme.