Pas bujës që krijoi në “Big Brother VIP”, Luiz Ejllit i ndodh e papritura në YouTube

Që nga pjesëmarrja e tij në spektaklin Big Brother VIP, Luiz Ejlli është kthyer në personazhin më të dashur të shumë shqiptarëve për shkak të temperamentit të tij dhe karakterit satirik.

E teksa interesimi për të është gjithmonë në rritje, duket se me hapa të lartë po ecën edhe diskografia e tij jashtë shtëpisë së BBV.

Ai ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në ‘Eurovision 2006’ me këngën “Zjarrë e ftohtë” – e cila është duke shënuar rritje enorme klikimesh që nga hyrja e Luizit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në janar të vitit 2022, “Zjarrë e ftohtë” numëronte mbi 218 mijë klikime, të arritura në total për nëntë vite që nga koha kur ishte bërë publikimi i saj nga kanali zyrtar i Eurovisionit në YouTube, në prill të vitit 2013.

Ndërkohë, vetëm një vit më vonë kënga në fjalë ka arritur të ketë mbi 1 milion klikime.

E gjithë kjo rritje vjen që nga koha kur Ejlli u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përkatësisht që nga data 24 dhjetor 2022.