Pak ditë më parë u bë publike një bisedë private e Zhaklin Lekatarit, ku dëgjohej teksa bënte një deklaratë të papritur.
Në një mesazh zanor ajo shprehej se burri i Oltës ishte përpjekur t’a shantazhonte.
“I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e ofenduar që mendon që të më blej me lekë…”- thuhej në mesazhin zanor.
Mirëpo, pas një reagimi publik Zhaklina u shpreh se ka përdorur termin e gabuar, pasi burri i Oltës nuk e ka shantazhuar e gjithashtu mohoi të jetë takuar me të.
Pas gjithë kësaj situate, mbrëmjen e djeshme Arbana komunikoi se Zhaklina nuk kishte më të drejtën e fjalës për të komentuar Oltën. Sipas moderatores, këtë do ta bëjë vetëm Arbër Hajdari, për të qenë të drejtë.
“Komentet per Oltën do t’i bëjë gjithmonë Arbri për të qenë të drejtë edhe me të gjithë konkurrentet e tjerë”, u shpreh Arbana.