Prova e javës për banorët e Big Brother VIP ka sjellë plot situata të papritura që kanë bërë xhiron e rrjetit.
Detyra e tyre ishte të riaktronin një skenë të një filmi shqiptar e për këtë banorët u ndanë në grupe.
Filmi “Edhe kështu edhe ashtu” interpretohej nga Iliri dhe Arjola, ndersa “Përrallë nga e kaluara” interpretohej nga Monika dhe Donald.
Edhe gjatë kësaj prove, Donaldi u rrëzua nga tavolina ku kishte hipur për ta improvizuar si djep, pasi ajo u thye.
Ndërkohë një tjetër moment që po bën xhiron e rrjetit është ai i Einxhel dhe Monikës që janë pjesë e interpretimit së bashku me Beniadën për një nga skenat e filmit. “Lulëkuqet mbi mure”.
Në një video që është shpërndarë nëpër rrjet, shihet teksa Einxhel puth në buzë Monikën.
Kujtojme se mbremjen e djeshme ishin Iliri dhe Arjola ata qe shkembyen nje puthje ne buze pas disa ngacmimesh qe kane bere kundrejt njeri tjetrit ne shtepi.