Pas Ana Lleshit zyrtarizohet edhe rikthimi i konkurrentit te dyte ne “Per’puthen”! Per ke behet fjale?

Ideja per rikthimin e disa prej konkurrenteve te sezonit te kaluar ne “Per’puthen” kishte kohe qe ishte bere e ditur nga autorja e programit, Olsa Muhameti.

Dy emrat qe perfliteshin me shume per nje rikthim te mundshem ishin Mevlani dhe Ana Lleshi, ku pjesmarrja serish e kesaj te fundit u konfirmua pak dite me pare.

Persa i perket Mevlanit, ai dukej se nuk e kishte ndare mendjen dhe shpesh kerkonte mendimin e publikut me ane te postimeve ne InstaStory, por mesa duket tashme e ka vendosur.

Edhe ai bashke me Anen do te kthehen serish e kete na e ka bere te ditur vete Olsa me ane te nje videoje te postuar ne InstaStory-n e saj.

 

Persa i perket dyshimeve ne lidhje me pjesmarrjen e Atdheut, ato bien te gjitha poshte pasi ne kete video Olsa shprehet se Mevlani eshte konkurrenti i dyte dhe i fundit qe do te rikthehet.