Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Pas akuzave publike për këngën e vjedhur të Alban Ramosaj, reagon këngëtari malazez

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023

Ditën e sotme Alban Ramosaj bëri një reagim të ashpër në rrjetet sociale tek bëri publik emrin e një këngëtari malazez i cili i kishte vjedhur këngën “Theje”.

Këngëtari në fjalë i quajtur Emel ka publikuar pak orë më parë këngën “Vrati Je” që ka shumë ngjashmëri me këngën e tij.

“Kopja është forma më e lartë e të t’komplimentuarit” Por të t’vjedhin #Theje në ktë lloj forme? @emel.franca ti dhe grupi yt i ashtuquajtur “kreativ”, duhet t’u vijë turp. Më shumë për faktin sepse ishe përfaqësues në Eurovision gjatë të njëjtës kohë kur #Theje u publikua“- shkroi Albani ndër të tjera.

Pas shumë reagimesh të këngëtarit dhe mbështetësve të tij të cilët nisën t’i komentonin këngëtarit malazez për vjedhjen e këngës, ky i fundit vendosi thjesht të bllokonte komentet.

Mirëpo, më pas ai i ka shkruar privatisht Albanit duke i thënë se këngën e tij e ka dëgjuar më vonë dhe se në fakt “ka disa ngjashmëri”.

“hej.. shumë nga njerezit e tu më kanë shkruar sot dhe nuk e dija se për çfarë bëhej fjalë, sepse isha vërtetë konfuz.. Sinqerisht më pëlqen kënga jote “Theje” e kam dëgjuar më parë dhe të dyja këngët në fakt kanë disa ngjashmëri“- shkruhej në një pjesë të mesazhit të Emel të cilën Albani e bëri publike.

Ndërsa, ky i fundit vendosi t’i kthente këtë përgjigje publikisht duke i thënë t’a fshijë sa më parë ose grupi i tij do të bëjë diçka për këtë.

“Dëgjo këtu ” o burrë”, nuk kam kohë të merrem me mënyrat e tua fëminore të dërgimit, pastaj të fshirjes të mesazheve, heqjes dhe bllokimit të komenteve, njerëzve dhe sjelljes krejt të pafajshme “oh jam i hutuar, oh nuk e kuptoj, atje janë ngjashmëritë, por kjo, por ajo”. Sigurisht që ju pëlqen #Theje, praktikisht e keni bërë cover dhe e keni quajtur “origjinalin tuaj”, mjaft me këto!
Ju dhe kushdo që e ka “kompozuar” atë këngë bëni mirë të bëni diçka sa më shpejt, merreni vetë në dorë dhe mos më bëni mua dhe ekipin tim t’a bëjmë vetë, sepse ju dhe kushdo që ishte i përfshirë në këtë, nuk do t’ju pëlqejë. Konsideroje këtë mundësi një favor pasi me sa duket je fansi im.
Dhe ky nuk është një kërcënim, është një premtim. Shijoje vëmendjen për 24 orë.
Dhe le të jetë e ditur, unë jam i lodhur me njerëzit që më vjedhin gjërat e mia sikur të ishte një treg i hapur pa pagesë për të gjithë. Unë dhe @marko_polo18 kemi punuar muaj me rradhë për atë këngë!”.

Related Posts

Ledion Liço “thyen heshtjen” me një mesazh epik: “Partnerja ime mendon se Londra është kryeqyteti i Francës”

19 June, 2025

Si u njoh me bashkëshorten? Sali Berisha më romantik se kurrë: “Më shumë se gjysma ime”

19 June, 2025

BBV5 drejt nisjes: Zbulohen emrat e parë të mundshëm banorëve të edicionit të pestë

19 June, 2025

Ylli i serialeve turke Burak Ozçivit (Osmani) shihet me pushime në Jug të Shqipërisë

18 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Ledion Liço “thyen heshtjen” me një mesazh epik: “Partnerja ime mendon se Londra është kryeqyteti i Francës”

Momenti kur raketa e Elon Musk shpërthen në flakë gjatë përpjekjeve për të shkuar në Mars

Goditet drejtpërdrejt nga raketë iraniane spitali më i madh në jug të Izraelit , tensionet përshkallëzohen

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.