Pas aktakuzës për dhunim, Gjiko iu rikthehet projekteve muzikore, publikon këngën me mesazhin e fortë!

Reperi, Asdren Gjikolli i njohur me nofkën, Gjiko nuk është duke u përballur me situata edhe aq të mira.

Ai është duke u akuzuar për mashtrim dhe për dhunim ndaj një të miture gjatë vitit 2015.

Por reperi ka vendosur që karrierën e tij të mos e lërë anash, duke publikuar projektin e tij më të ri.

Projekti më i ri i reperit titullohet “Gjoni”, dhe ka një tematikë të veçantë.

Teksti i këngës ka të bëjë me faljen e gjakut të familjeve që kanë probleme mes njëri tjetrit.

Gjiko ndryshe ka reaguar pas akuzave ndaj tij ku edhe i ka hedhur poshtë që të gjitha, duke u shprehur se janë shpifje për të prishur imazhin.