Pas 6 vitesh, Rihanna konfirmon rikthimin në muzikë

Pas gjashtë vitesh mungesë nga industria e muzikës, Rihanna ka zyrtarizuar rikthimin e saj me një këngë të re.

Përmes llogarisë së saj personale në Instagram, diva e muzikës R&B dhe pop ka ndarë me publikun e saj online një sekuencë të këngës së saj të re, të titulluar “Lift Me Up”.

Në klip shfaqet një “R” e madhe argjendi dhe në sfond dëgjohet zëri i yllit 34-vjeçar.

Më pas u shfaq data “10.28.22”, duke konfirmuar se kjo me shumë gjasa do të jetë dita kur do të publikohet kënga.

“Lift Me Up ” do të jetë kolona zanore e filmit të ardhshëm të Marvel “Wakanda Forever”.