Ben Blushi, ka qenë prej katër vitesh në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm në televizionin kombëtar “Top Channel.
Ditën e sotme burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Blushi do të largohet nga Top Channel për shkak të përfundimit të kontratës.
Theksojmë se shpesh herë ka patur zëra për një largim të mundshëm të tij, megjithatë të pakonfirmuara asnjëherë.
Në fakt Ben Blushi është akuzuar disa herë nga opozita për afera të incerenatorëve. Tashme nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë sërish pjesë e medias apo do t’i rikthehet karrierës si politikan.
Ben Blushi e mori pozicionin e tij më 29 janar 2018 dhe lajmin aso kohe e dha vetë vetë Presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha në një komunikimin që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të Top Channel.
‘Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e Top Channel se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.
Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse.
Dua t’i siguroj të gjithë se Top Channel i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, tha në atë kohë presidentja e televizionit kombëtar Vjollca Hoxha.