Natalie Portman dhe Benjamin Millepied janë ndarë, duke i dhënë fund martesës 11-vjeçare, thonë burimet për Us Weekly.
Divorci vjen pas lajmeve se Benjamin e tradhtoi aktoren me aktivisten Camille Étienne.
Në paraqitjet e fundit, Portman s’e ka vendosur unazën e saj të martesës, madje as për përvjetorin e martesës së tyre.
Disa muaj më parë, burime të ndryshme pohuan se çifti u nda vitin e kaluar, por sërish ia dolën që ta rregullonin marrëdhënien. Por, martesa e tyre është hasur sërish me probleme, pasi Benjamin ka kaluar shuumë kohë me aktivisten Camille Étienne.