Bashkëshorti i ri i Rita Orës, Taika Waititi, ka zbuluar së fundmi tatuazhin e ri që ka bërë si dedikim ndaj gruas së tij.
Regjisori 47 vjeçar, ka vendosur të tregojë përkushtimin e tij ndaj këngëtares, duke bërë tatuazh shkronjën ‘R’ në dorën e tij.
Duke ndarë një video të tatuazhit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Taika me shaka shkroi: “Unë e dua ragbin”, shkruan The Sun.
https://www.instagram.com/p/Coa3PHsvl9-/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Rita përndryshe në një nga intervistat e fundit zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar.
Më vonë ajo foli për romancën e tyre, duke shpjeguar se si ata kishin qenë miq për gjashtë vjet.