Partneri i aktores Adriana Matoshi, futbollisti Keith Groeneveld, njoftoi në Instagram se operacioni përfundoi me sukses.
“Faleminderit Zotit!” Operacioni ishte i suksesshëm,” shkroi ai.
Të hënën, aktorja zbuloi se i ishte rikthyer tumori në tru.
“Tani, nëntë vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, të gjitha më bënë të mendoj që e kam tepruar. Ia kam thyer limitet vetes. Po aty kuptova që tumori në tru ishte kthyer prap,” shkroi ajo në rrjete sociale.
Ajo tregoi se do t’i nënshtrohej një tjetër ndërhyrje, të cilën e konsideroi si përballje “mes jetës dhe vdekjes”.
“Ama e di që rrugëtimi im do të vazhdojë se është shumë i gjatë. Kam qytete të botës pa i parë, shumë skena filmi pa shkelur, shumë role pa lujtuar, kam fëmijët që duhet t’i bëj të zotët e vetes…”
Në vitin 2019, Adriana Matoshi rrëfeu për herë të parë në “NIN” përvojën me tumorin dhe ndikimin në jetën e saj.
Në një intervistë të mëvonshme te “Rudina”, ajo tregoi se e përvoja e vështirë e bëri më të fortë dhe sot “ia di vërtet kuptimin jetës”.