Para seksit, mos t’ju shkojnë ndërmend këto gjëra!

Paralojë mund të bëni sa të doni, kështu që pa panik! E kemi fjalën për ato zakonet e përhershme që i bëjmë pa u menduar gjatë, por që ndikojnë në performancën dhe kënaqësinë gjatë seksit.

1. Qëndroni larg ushqimeve pikante

Ushqimet pikante ndikojnë në aromën vaginale dhe shkaktojnë fryrje dhe gazra. Një ide aspak e mirë para seksit.

2. Mos pini shumë alkohol

Sigurisht që një sasi e caktuar mund t’ju sjellë në qejf por teprimi me alkoholin, mpin shqisat tuaja duke e bërë të paarritshme orgazmën.

3. Mos përdorni furça dhëmbësh elektrike

Mund të duket pa lidhje por furçat elektrike dhe larësit e gojës me bazë alkoholi mund t’ju ekspozojnë ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme gjatë seksit oral. Furçat mund të krijojnë të çara të vogla në mishrat e dhëmbëve ndërsa larësit thajnë mukozën.

4. Mos bëni seks pas depilimit

Duhet t’i jepni mundësi të paktën 24 orë lëkurës suaj që të rikuperohet. Depilimi e shkakton irritim dhe të çara të vogla të cilat duhet të mbyllen para se të keni një kontakt seksual, gjë që od të mund të shkaktonte probleme të mëtejshme.

5. Përdorimi i ushqimeve si nxemje

Çdo gjë që përmban sheqer nuk duhet të shkojë as afër vaginës sepse do të përfundoni menjëherë me një infeksion vaginal.