Einxhel Shkira ka hapur zemrën si kurrë më parë duke rrëfyer për historitë e saj të dashurisë.
Më shumë se sa për lidhjet ajo tregoi për ndarjet duke thënë se kishte pasur dy ndarje, të cilat ndodhën përshkak të rrethanave dhe se nuk mungonte dashuria nga asnjëra anë.
Ajo zbuloi se ndarja e fundit ishte fatale dhe shumë e rëndë për të dhe e kishte bërë të distancohej komplet nga meshkujt.
‘’Në fillimet me Dagzin prandaj isha aq e ftohtë pasi kisha hequr dorë nga lidhjet pas asaj që kisha përjetuar’’, ka thënë mes tjerash Einxhel.
Tutje ajo ka treguar që edhe pse nga banorët nuk ishte dalluar ajo me Dagz kishin qëndruar deri në orët e vona duke biseduar së bashku dhe Dj e njohur e cilësoi si një nga meshkujt e paktë që është interesuar të bisedonte me të dhe të mësonte më shumë për botën e saj.