Mbrëmjen e djeshme, ish-banori i “Big Brother VIP”, Eni Tare, emocionoi një publik të tërë me historinë e tij.
Eni rrëfeu se babai i tij ka qenë i alkoolizuar dhe si pasojë ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe të ëmës.
Pasi rrëfeu historinë e tij prekëse, produksioni i “Big Brother VIP” vendosi që për një kohë të gjatë do ti paguhet qeraja e shtëpisë. Jo vetëm kaq por atij iu ofrua dhe një vend pune nga Arbër Hajdari.
Përpos ndihmës monetare, Eni fitoi dhe një dashuri të madhe nga publiku.
Të shumta kanë qenë postimet nga publiku ku shprehnin mbështetjen për djaloshin me një zemër të madhe.
Mirëpo veç kësaj, instagrami i Enit ka pësuar një rritje ndjeshëm që nga mbrëmja e djeshme.
“Lokimagazine” ka zbuluar se pak para prime-it, ai numëronte më pak se 10 ndjekës, ndërsa sot ai ka shkuar në numrin e 23 mijë ndjekësve, një rritje me plot 13 mijë ndjekës.
Përveç Luizit, i vetmi banor që ka arritur të fitojë një numër të madh ndjekësish në më pak se 24 orë është pikërisht Eni.
Instagrami i djaloshit bukurosh dhe me një zemër të madhe vazhdon të rritet dhe nuk është çudi që mëngjesi i nesërm ta gjejë atë me mbi 30 mijë ndjekës. /Lokimagazine.com