Pak pasi Loredanës iu zbulua lidhja e re, Mozzik bën veprimin “hakmarrës”

Ditën e djeshme kudo ka qarkulluar lajmi se Loredana tashmë ka nisur një lidhje të re dashurie.

Në media u lakua emri i reperi gjerman Raheem Heid, i njohur ndryshe si “Reezy”.

Dyshimet kanë nisur pasi përveç kohës së kaluar së bashku, në disa fotografi të publikuara nëpër rrjete sociale shihet një “selfie” e Loredanës, teksa në krah ka një tatuazh, ku shkruhet ‘raheem’ e bashkangjitur me një zemër.

E një ditë pas kësaj Mozzik erdhi me ide të qarta sa i përket jetës së tij sentimentale.

Ai ka bërë një deklaratë përmes disa imazheve të publikuara në profilin e tij në ‘Instagram’, ku shfaqej në një makinë “cabriolet”.

“Kjo verë nuk ka për të më gjetur beqar”, shkruan ai në këto foto.