Kengetarja e njohur, Shakira eshte ne qender te vemendjes dhe kjo per shkak te ndarjes se saj nga futbollisti Pique.
Se fundmi, këngëtarja u fotografua në Spanjë teksa shkoi për serf bashkë me djalin e saj dhe një mashkull të panjohur.
45 – vjeçarja, tregoi figurën e saj të pabesueshme me një kostum të zi dhe të kuq, flokët e saj të gjata i bini mbi supe ndërsa ylli tregoi bukurinë e saj natyrale.
Këngëtarja kolumbiane kishte një pamje të mrekullueshme teksa kalonte kohë cilësore me mikun, identiteti i së cilës ende nuk dihet.
Në disa foto ajo shihet e ulur në dërrasën e saj të sërfit dhe bisedonte me mikun e saj që po e shoqëronte në pushime, shkruan DailyMail.
Kujtojmë që këngëtarja dhe futbollisti u ndanë në fillim të muajit te kaluar, kur Shakira lëshoi një deklaratë ku bëri të ditur lajmin tronditës.