Blero ka hedhur gjithçka pas krahëve dhe duket se është 100% gati për të jetuar një romancë të re! Vetë këngëtari disa orë më parë ka publikuar një foto ku shfaqej duke u puthur me një vajzë.
Në foton bardh&zi ku dukeshin vetëm kokat e çiftit, pasi Blero kishte vendosur një emoji me zemra për ta mbajtur “mister” partneren e tij të re.
Nuk dihet prej sa kohësh Blero është në një lidhje të re, por duket se gjërat po ecin mirë mes tyre për aq kohë sa është gati ta bëjë publike.
Në tetor të këtij viti, këngëtari pranoi publikisht ndarjen nga Afrona pas martesës së tyre dy vjeçare.
“Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur në asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim, apo përdorim të imagjinatës”, u shpreh këngëtari. Lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik.”