Pas ndarjes nga Afrona Dika disa muaj më parë, këngëtari i njohur, Blero Muharremi është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Mbrëmjen e djeshme teksa iu bë një rreng, Blero zbuloi “pa dashur” se së shpejti do e shohim sërish dhëndër. Në dy muajt e ardhshëm këngëtari mund të celebrojë dashurinë e tij me vajzën që është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale.
Sekreti i këngëtarit u zbulua nga miku i tij, Labinot Gashi, në “Zemër Luana”. Atij iu kërkua që të telefononte një personazh të njohur e më pas të vendoste kufjet në vesh dhe pa e degjuar personin se cfarë fliste, Labi duhet të përgjigjej nëpërmjet fjalëve që do ti thoshte Ermal Fejzullahu.
Kështu, Labi vendosi të telefononte mikun e tij, Bleron, i cili gjatë bisedës tha se brenda 2 muajve do të martohet, por kur kuptoi se e gjitha ishte një lojë e Labit, Blero u shpreh se po bënte shaka.
Ne na duhet të presim edhe 2 muaj për të parë nëse ka qenë vërtetë shaka apo jo.