Pak muaj pas lidhjes, Kim Kardashian ndahet nga Pete Davidson?

Ylli amerikan i realitetit televiziv Kim Kardashian ka ndezur thashethemet për ndarjen e saj me të dashurin e ri Pete Davidson, pak pasi ata mbërritën në Londër.

Ylli i The Keeping Up With The Kardashians hyri në Instagram dhe ndau fotot e saj mahnitëse me një mesazh të fshehtë.

Ajo shkroi, “Lajm i keq – Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, Lajm i mirë – Asgjë nuk zgjat përgjithmonë”.

https://www.instagram.com/p/CeMmuOau2Dj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f30efe1e-cd8a-4dd1-9ecf-d4182b9b63ce

Motra e Kim-it, Khloe Kardashian edhe më tej thashethemet duke komentuar: “Kur ndodhi kjo?!?!”

Fansat gjithashtu vërshuan pjesën e komenteve me spekulime mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

Ata filluan të takoheshin në tetor të vitit të kaluar dhe e konfirmuan romancën e tyre në fillim të këtij viti.