Kanye West është paditur për marrjen e mostrave të një kënge nga një muzikant legjendar pa autorizim, dhe e ka përdorur atë në albumin e tij Donda 2.
Reperi akuzohet se ka përdorur një pjesë të hitit të këngëtarit Marshall Jefferson, “Move Your Body”, të paktën 22 herë në këngën e tij Flowers.
Ultra International Music Publishing, paraqiti një ankesë në Gjykatën e Nju Jorkut ditën e mërkurë në emër të Jefferson.
Padia argumenton se Kanye dhe ekipi i tij pranuan se kishin marrë mostra “Move Your Body”, por pa marrë një licencë – që do të thoshte se Jefferson do të paguhet për përdorimin e këngës së tij.
Ekipi ligjor i Jefferson kërkuan që fitimet dhe dëmet të përcaktohen në një gjykim ose dëmshpërblimet maksimale ligjore prej 150,000 dollarë për shkelje.
Kanye dhe përfaqësuesit e tij muzikor nuk kanë komentuar ende mbi padinë.