Pavarësisht ç’mund të keni dëgjuar, princ William dhe Kate Middleton nuk janë ndarë!
Së fundmi, kanë qarkulluar zëra (tashmë të fshira) që thonë se çifti mbretëror janë ndarë.
Artikulli, i publikuar në tabloidin MSN shkruante se William dhe Kate janë ndarë dhe se dukesha e Cambridge-it është larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj, princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis.
Ndonëse lajmi u përhap me shpejtësi nuk vonoi kundërpërgjigjia që e hidhte poshtë gënjeshtrën.
“Kjo histori është komplet një shpifje dhe është publikuar aksidentalisht. Jemi duke e fshirë menjëherë.”- shkrujnë përfaqësues të tabloidit.
Ndërkohë, në një botë paralele, William dhe Kate po bëjnë një udhëtim në Skoci, bashkë dhe të lumtur.
Burimi: Cosmopolitan, Anabel