Humoristi Olsi Bylylku ka festuar me miqtë e tij më të afërt deri në orët e para të mëngjesit ditëlindjen.
Olsi mbushi 24 vjeç. Por ajo që na ra në sy është partnerja e tij Egli, e cila përveçse e ka uruar me shumë dashuri kanë kënduar edhe duetin e tyre të parë “Do ditë”.
Gjatë performnacës së ciftit ajo që të bie në sy është Egli e cila duket më e “rrumbullakosur” se herët e tjera.
Mos ndoshta është në pritje të ëmbël dhe çifti nuk do ta bëjë publik lajmin? Kjo ngelet për tu parë.
Historia e tyre e dashurisë ka nisur në fund të vitit 2018 dhe duket se është bërë edhe më e fortë me kalimin e viteve, pasi Egli dhe Olsi kanë nisur edhe bashkëjetesën kështu që ardhja në jetë e një fëmije do ta plotësonte “puzzle-in” e tyre.