Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Ori Nebiaj është shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë në emisionin “Kupid” të drejtuar nga Albana Osmani.
Tek “Ëndërrtjerrësit” janë shfaqur pamjet kur Ori u takua me Armandon dhe detyroi motrat që të ulnin automatin në mënyrë që të mos e shihnin prindërit.
“Unë atëherë bëja një Top Select të ngjashëm me Tur Hyskon, ndërkohë që ula automatet e shtëpisë dhe i thoja motrave, në filan orë hiqni dritat në shtëpi që të mos e shohin mami e babi. Kupidi e bëri punën e tij”, tha Ori.
Ndërsa Albana shtoi:
“Kupidi nuk kishte asnjë skenar”.