Pa prisni pak! Ilda Bejleri shtatzënë për herë të parë?!

Këtë vit, showbizi shqiptar ka qenë i mbushur me pritje të ëmbla.

Disa vajza të njohura kanë ndarë me të gjithë lajmin e bukur, por ka edhe të tjerë që po e shijojnë në privatësi. Një prej tyre është moderatorja Ilda Bejleri.

Ky lajm mund të vijë surprizë për shumë njerëz pasi Ilda e ka ruajtur me fanatizëm jetën private, por po.

Shumë shpejt ajo do bëhet nënë për herë të parë. Burime pranë saj kanë bërë me dije për “Panorama Plus” se tashmë barku i saj është rrumbullakosur dhe Ilda nuk fshihet më, ndonëse nuk ka e ka ndarë ende lajmin me ndjekësit e saj.

Madje, nëse do hedhim sytë në “Instagram”, ku Ilda është goxha aktive, fotot nuk mungojnë.

Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme të postuara prej saj në “Instastory”, moderatorja pozon me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë, mund të vihet re edhe fakti që ajo prej javësh ka nisur të vishet me të gjëra, siç ndodh zakonisht me gratë shtatzënë.

Për shembull, në ditëlindjen e saj Ilda është veshur me një fustan elegant të zi dhe të gjerë që nuk i tregonte asnjë detaj të trupit.

Vetë moderatorja, pak kohë më parë, në një intervistë shprehu haptazi dëshirën për t’u bërë nënë.

Prezantuesja është në mesin e shtatzënisë, dhe deri më tani ka vijuar me aktivitetin e saj normal, duke mos u shkëputur për asnjë moment nga angazhimet e saj rutinë.

Ndërkohë, përveç shtatzënisë, Ilda nuk ka zbuluar ende asnjë detaj për partnerin e saj, duke zgjedhur ta shijojë në privatësi lidhjen që e mban sekrete prej kohësh.

Burimi: /Panorama