Nje nga çiftet e krijuar ne “Per’puthen” qe dukej se po ecnin me se miri edhe pas daljes nga programi, ishin Bruno Shemsho dhe Ana Gjini.
Dyshja postonin shpesh video ne shoqerine e njeri tjetrit ose organizonin video Live se bashku, mirepo duket se së fundmi gjerat nuk jane me njesoj.
Perpos faktit se ditet e fundit nuk jane pare se bashku, Bruno beri edhe disa postime te cilat shtuan dyshimet se gjerat mes dyshes kane perfunduar.
“Nqs ajo nuk vjen n Manastir ose Pasqyra ose Ksamil me ty, te bej foto keshtu me shishen e ujit Pana ne dore+ e te duket si @amandakhamkaew.por zgjedh te hedh shishet e Grey Goose dhe Moet ne nje nate vere me fishekzjarre midis kllabit, ajo nuk eshte per ty mik”- ishte nje nga postimet e ish konkurrentit qe u pasua nga ky postim tjeter.
“Nqs ajo nuk merzitet ne kete pozicion e te duket keshtu,kur ne vere per mengjes ka vec krudo ne restorant dhe jo buke me veze dhe djath jugu,ajo nuk ben per ty mik”
Gjithashtu, vihet re se Bruno i ka fshire te gjitha fotot me Anen, por dyshja ende ndiqen ne Instagram.
Nga ana tjeter, Ana ka vendosur te lere ne profilin e saj vetem nje foto me Brunon duke i hequr gjithe te tjerat.
Kujtojme se dy dite me pare Bruno ka postuar nje “Story” nga spitali ku dukej ne gjendje te keqe shendetesore e po ne te njejten dite Ana ka qene pjese e nje video Live se bashku me ish konkurrentin tjeter, Bledin.
Ajo cka ra ne sy eshte se teksa Ana u pyet per gjendjen shendetesore te Brunos, ajo u pergjigj duke thene “Ajo Story eshte e vjeter”, duke lene keshtu me shume shkas te mendohet nje ndarje e mundshme mes çiftit.