Historia Bora- Donald mban mbërthyer shqiptarët prej muajsh tashmë.
Çifti, i cili është ribashkuar së fundmi, duket se ka zgjedhur ta mbajë sa më intim këtë pajtim, aq sa edhe takimet e tyre i bëjnë jashtë Shqipërie.
Por teksa të gjithë janë të etur t’i shikojnë sërish së bashku, një skenar i ngjashëm ka gjasa të ndodhë në sezonin e ri televiziv. Prej javësh po përflitet se Bora Zemani do të largohet nga “Përputhen”.
Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në “Top Media” po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur.
Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët. “Dancing With the Stars” pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe spektakli do t’i besohet Bora Zemanit.
Ndërkohë “Dancing With the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.
Burime për “Loki Magazine” bëjnë me dije se një ndër emrat më të lakuar për të marrë pjesë është Donald Veshaj.
Duket se produksioni do të vendosë përballë çiftin, këtë herë në një shfaqje kërcimi, ku Bora do të moderojë ndërsa Donaldi do të jetë ndër konkurrentët.
Kjo nuk është hera e parë që Donaldi merr pjesë në një sfidë kërcimi. Edhe vite më parë, aktori ishte pjesë e “Dance With me”, ku si partnere kishte pikërisht Monika Lubonjën.
Kanë qenë pikërisht këto momentet, ku Donaldi dhe Bora nisën raportin e tyre. Duket se tashmë që ribashkimi është konfirmuar, do të jetë sërish një sfidë kërcimi që do të bëjë bashkë dy “kolegët”.
Epo, shtator të presim sa më shpejt!