Pa prisni pak! Beatrix ia paska ‘vjedhur’ idenë këngëtares së njohur shqiptare për videoklipin e fundit?! (Foto)

Dy ditë më parë, bukuroshja Beatrix Ramosaj publikoi këngën e saj më të re.

“Ma shumë se ti”, titullohet kënga dhe vjen në bashkëpunim me partnerin e Dafina Zeqirit, Dj Geek.

Megjithëse kanë kaluar vetëm 48 orë kënga është pëlqyer shumë nga publiku ku numëron plot 900.000 shikime.

Por, në gjithë bukurinë e klipit duket se një detaj ka marrë vëmendjen e shikuesve.

Një numër i madh i tyre po e akuzon Triksën se e ka ‘vjedhur’ idenë nga këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi.

Kjo pasi dyshja shfaqën në ambientin e njëjtë më një qen po ashtu duke pozuar njësoj me veshje të zezë.