Dy ditë më parë, bukuroshja Beatrix Ramosaj publikoi këngën e saj më të re.
“Ma shumë se ti”, titullohet kënga dhe vjen në bashkëpunim me partnerin e Dafina Zeqirit, Dj Geek.
Megjithëse kanë kaluar vetëm 48 orë kënga është pëlqyer shumë nga publiku ku numëron plot 900.000 shikime.
Por, në gjithë bukurinë e klipit duket se një detaj ka marrë vëmendjen e shikuesve.
Një numër i madh i tyre po e akuzon Triksën se e ka ‘vjedhur’ idenë nga këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi.
Kjo pasi dyshja shfaqën në ambientin e njëjtë më një qen po ashtu duke pozuar njësoj me veshje të zezë.