Pa prisni pak! Aktorja e njohur qenka partnerja e Bjordit të BBV?! (Foto)

Bjordi Mezini ka qenë surpriza e këtij “Big Brother”-i për vetë faktin që vendosi të hyjë sërish në këtë format pas eksperiencës së tij të shumë viteve më parë.

Qysh në ditën e parë të hyrjes së tij, regjisori bëri me dije se kishte një lidhje jashtë me një aktore, por pa dashur të zbulojë më shumë detaje.

Dëshira e Bjordit ishte t’a mbante të dashurën e tij të pazbuluar, mirëpo padashur mund të na ketë treguar identitetin e saj, ose thjesht nuk e ka menduar se publiku do t’a kuptonte.

Kështu, së fundmi regjisori ka bërë një përshëndetje tek kamerat e shtëpisë, duke thënë se “përshëndet të dashurën e tij që e do shumë dhe vajzën e tyre”.

Këtë informacion të fundit ai e saktësoi duke thënë se bëhet fjalë për macen e tyre, Amma-n.

E kush ka një mace me emrin Amma? Anna. Bëhet fjalë për aktoren Anna Lika, e cila ka një foto me macen, Amma-n, në profilin e saj të Instagram-it.

https://www.instagram.com/p/CcTmKaOL8g4/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Dhe sigurisht Bjordi e ka profilin të mbushur me foto me një mace që është shumë e ngjashme me Amma-n.

https://www.instagram.com/reel/Cat6OmElGwY/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Sigurisht ata të dy ndiqen në Instagram, madje Bjordi ka edhe foto të Anna-s në feed-in e tij, megjithëse kjo nuk është çudi pasi kanë qenë të dy pjesë e serialit HOT, njëri si regjizor, tjetri si aktor.

Bjordi, të zbuluam!