Moderatori dhe opinionisti i njohur, Arjon Muca, ka qene i ftuar diten e sotme ne “E Diell” te “Top Channel”, ku u be pjese e disa lojerave.
Ne nje loje perballe dy motrave Zyba, Laureta dhe Rrushe, Arjonit iu kerkua te thoshte nga nje cilesi te mire dhe nga nje te keqe per Bora Zemanin, Arbana Osmanin dhe Ardit Gjebrean me te cilet ai ka patur rastin t’i njoh nga afer dhe te punoje.
Persa i perket Bora Zemanit, Arjoni tregoi se eshte nje person qe punon fort dhe e do karrieren, mirepo nje ane negative e saj eshte se nuk te pershendet kur hyn ne studio.
Per Arbana Osmanin u shpreh se eshte nje moderate absolute, mirepo duket se Arjoni kishte nje hatermbetje te vjeter me te.
Ne kohen kur Arjoni do te behej pjese e formatit “Big Brother”, Arbana nuk ka shkuar t’a takoje dhe te bisedoje me te ne dhomen e hotelit ashtu sic beri me cdo person tjeter qe do te merrte pjese ne BB.
Ndersa persa i perket Ardit Gjebreas, Arjoni tregoi se eshte nje nga njerezit dhe moderatoret me te mire qe ka njohur ne jeten e tij, mirepo ana negative sipas Arjonit eshte se Arditi nuk i mban bashkepunetoret per shume gjate pasi do qe vetem ai t’a kete rolin e liderit.