Opinionisti Arbër Hajdari u shpreh në emisionin e sotëm të post “Big Brother VIP”, se Bora ka rrezikuar shumë kur pranoi takimin me Donaldin gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ai gjithashtu u shpreh se i është dukur e çuditshme lidhja e krijuar mes Donaldit dhe Beatrikx-ës.
“Bora ka rrezikuar shumë duke marrë pjesë në program aq më shumë duke dhënë puthjen. Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej, të paktën sa të mbaronte ky program. Më është dukur e çuditshme edhe lidhja e re, edhe për mënyrën si u krijua, edhe hyrja e e Triksës në finale se sjellja e Donaldit ishte e ftohtë, kurse Triksa më është dukur e sinqertë”, tha Arbri
Rikujtojmë se marrëdhënia mes Borës dhe Donaldit është komentuar shumë në mediet rozë, por ky i fundit më pas u përfshi në një lidhje dashurie me këngëtaren, Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Donald dhe Beatrix nuk janë parë bashkë, duke krijuar dyshime se ata nuk janë më në një lidhje.
Së fundmi ata treguan që nuk janë më bashkë duke i bërë ‘unfollow’ njëri-tjetrit në “Instagram”.