Oni Pustina ka akuzuar Ilir Shaqirin se është përpjekur të minimizojë përpjekjet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali, madje sipas tij ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e tyre.
Në një koment në faqen e Instagramit të “Big Brother VIP”, ai shkruan se Shaqiri “ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut” dhe “xhelozon për çdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj”. Sipas tij, balerini “ka një jetë që përpiqet me çdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u përpjekur madje edhe t’iu zërë vendin”.
Ndër të tjera, ai ironizon duke thënë se shpreson që “Shaqiri ta fitojë BBV, që më në fund edhe ai të ndihet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish-miqve të tij në Itali”. Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Leon Cino, Klajdi Selimi, Anbeta Toromani, së fundmi Klaudia Pepa janë disa nga balerinët shqiptarë që kanë korrur sukses përtej Adriatikut, kush më shumë e kush më pak.
Në një koment në Instagramin e tij – drejtuar dikujt që shkruan se Pustina është ai që ka mllef, zili dhe dashakeqësi – ky i fundit thotë:
“Po të shikosh një video kur ky zotëria që ti e ke përzemër, flet me kode për mua, ndoshta do ndërroje mendim. Të përqafoj.”
Per kete situate, ka vendosur te reagoje dhe bashkëshortja e Ilirit, Emanuela.
“Hajde Oni, djalë i mirë. Keni arritur të merrni një artikull!!! Gjithsesi Iliri ishte në dasmën e Kledit dhe në pagëzimin e vajzës. Më duket se nuk të kam parë. Çfarë nuk bën për t’i bërë njerëzit të flasin. Kur ke pasur nevojë, të kemi pritur dhe për shumë gjatë. Dhe ti e di këtë. Mjaft, të lutem. Sa turp.”
Në një tjetër koment, Emanuela shkruan se “fatkqësisht, njerëzit pështyjnë aty ku kanë ngrënë.”
Burimi: /Anabel