[ad_1]
OnePlus dhe Oppo ka vendosur ta bëjnë zyrtare. Pasi bashkëpunuar ngushtë prej ca kohësh, kompanitë kanë vendosur të shkrihen bashkë me OnePlus që do të bëhet një filial i Oppo.
Të dy brendet janë në pronësi të BBK Electronics, andaj lëvizja ka të bëjë më shumë me menaxhimin e resurseve dhe formalizimin e bashkëpunimit të tyre.
Bashkëthemeluesit e OnePlus Pete Lau dhe Carl Pei kanë qenë punonjës së Oppo. Lau, i cili është CEO i OnePlus mori një rol të dytë drejtues në Oppo në Maj të 2020.
Sipas Lau lëvizja do ti japë OnePlus akses në më shumë resurse për të zhvilluar produkte më të mira. “Do të jemi më efikasë, si përshembull, të sjellim përditësime më të shpejta dhe stabile të softuerit për përdoruesit e OnePlus,” tha Leu.
Edhe pse do të jetë nën çadrën e Oppo, Lau thotë se OnePlus do të operohet në mënyrë të pavarur. OnePlus do të ketë produktet e veta dhe të ndërveprojë me konsumatorët në mënyrë direkte. /PCWorld Albanian
[ad_2]