Duket se Olta Gixharit thjesht “nuk i del inati” me produksionin e “Big Brother VIP Albania”.
Pasi u shpreh se Luizi dhe Efi i kanë “krahët e ngrohta” nga produksioni, e më pas në nervat e sipër u shpreh, “kë mik ka kaq të fortë që e mban ende në shtëpi”, Olta është shfaqur sërish e acaruar me produksionin.
Teksa po diskutonte me Valbonën, Olta tregoi se për shkak të fjalëve që iu thanë gjatë mbrëmjes së ndjeshme në prime nga Zhaklina, ajo nuk po ndjehet aspak mirë dhe se bëri mjaft gabim që hyri në BBV.
“U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë kët. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”– u shpreh Olta.