Thuajse e gjithë mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” iu kushtua debateve që kishin shoqëruar banorët gjatë gjithë javës së shkuar.
Një nga këto debate ishte ai mes Oltës dhe Gentit, i cili u komentua edhe nga opinionistët.
Arbër Hajdari ishte ai që ‘mbajti anën’ e Gentit duke thënë se është strategjia e Oltës që të pikasë një banor për t’a nxjerrë nga shtëpia e me pas angazhon kundër tij edhe banorët e tjerë për t’a sulmuar.
Ai madje e etiketoi Oltën me fjalën “zhurmuese”, gjë që nuk i pëlqeu aspak kësaj të fundit.
Aktores duket se nuk i ka dalë ende inati me opinionistin, ndaj ditën e sotme ajo ka biseduar me Amosin rreth tij.
Olta: “’Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote’. Nuk është fare e vërtetë”.
Amos: “Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.
Olta: “Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”.