Aktorja Olta Gixhari e ka shprehur disa herë se dëshiron që djalit të saj Amarit, t’i bëjë edhe një motër ose një vëlla.
Pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP”, kurioziteti i publikut për jetën e saj private është shtuar akoma edhe më shumë, ndaj Olta nuk i ka shpëtuar pyetjes për një fëmijë të dytë muajt e fundit.
Ditën e sotme ajo ka organizuar një pyetësor me ndjekësit, ku sërish u pyet nëse do të bëjë një tjetër fëmijë, ndërsa ajo u përgjigj:
“Sa shpesh më bëhet kjo pyetje, më mbytën. Kur t’a sjelli zoti edhe unë dua një bebe tjetër”
Kujtojmë se aktorja e ka shprehur dëshirën që në një të ardhme të ketë edhe një vajzë.