Olta Gixhari kalon cdo kufi, ofendon me fjalë banalë produksionin e “Big Brother VIP”! (Video)

Olta Gixhari nuk ka të ndalur me akuzat ndaj produksionit të “Big Brother VIP”.

Ditën e djeshme, pas debatit të ashpër me Luizin, në një diskutim me banorët e tjerë të shtëpisë, Olta u shpreh: “Kush e mban brenda kete njeri. Ke ka kete mik kaq te forte (drejtuar produksionit)”.

Mirëpo si për mos të mjaftuar me akuzat, ditën e sotme Olta ka shpërthyer në ofendime me fjalë banale ndaj produksionit.

“Të q*fsha Big Brother-in”, dëgjohet të thotë aktorja teksa shihet mjaft e prekur për shkak të fjalëve që iu thanë mbrëmjen e djeshme në prime nga Arbana dhe Zhaklina.

 

Në lidhje me kërcënimet dhe ofendimet nga Olta, nuk ka ardhur ende një reagim nga produksioni. /Lokimagazine.com