Duket se Olta Gixhari ka hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh në Big Brother Vip Albania.
Për të disatën herë, aktorja është shprehur se që tani e di që kundërshtari i saj në lojë, Luiz Ejlli do të shpallet fitues i këtij edicioni.
Të njëjtën gjë ka thënë dhe sot madje më e sigurtë se kurrë. Duke biseduar me Amosin, Olta është shprehur se është e sigurt që këngëtari do fitojë dhe në këtë pikë thjesht po luan për argëtim.
“Tani unë rri. Si tha Luizi sot, unë e kam të fituar. Të drejtë ka ai. Atë i thashë edhe unë. Jam e sigurt që do e fitosh ti. Po i thashë hajde ta bëjmë lojën e lezetshme, ta bëjmë të bukur. Që do të fitojë Luizi, ka marrë fund ajo punë”, përfundoi aktorja.
Kujtojmë se edhe pak ditë më parë, Olta u shpreh se Luizi ka për ta fituar BBV.
“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë.”